Aktualitet

Berisha nis "revolucionin paqësor"! Bllokon Kuvendin me mbështetësit e tij, Braçe: Duan kompromis, për njohjen e Saliut!

Shkruar nga Liberale
Berisha nis "revolucionin paqësor"! Bllokon Kuvendin me

Seanca e sotme plenare është shtyrë, pasi salla u bllokua nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Deputetë socialistë u larguan nga salla, ndërkohë që Berisha vazhdon të qëndrojë live në faqen e tij në “Facebook”, ku u tha ndjekësve se sot “deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e  tyre permanente”.

Pas daljes nga salla deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ironizuar vendimin e sotëm të deputetëve të opozitës, të cilët në shenjë proteste bllokuan punimet në Kuvend.

Ai tha se këta deputetë duan kompromis me PS-në dhe kanë si qëllim njohjen nga ne të Berishës si kryetar të PD-së.

“Protestojnë për Saliun. Ne nuk njohim asnjë prej tyre, as Saliun. Këta të Lulit nuk kanë ardhur, këta të tjerët, një pjesë kanë zënë sallën. Pa pushtet nuk ekzistojnë ata. Ata deputetë që janë aty brenda, siç është ajo Albana Vokshi, është e tmerrshme, ka hipur te karrigia e ministrave dhe nuk ikën. Na kërkojnë ne që të njohim si kryetar të PD Sali Berishën. Nuk është kompetenca jonë. Të tregoj një mesazh të një deputeti të PD që thoshte që; pse nuk na njihni!”, tha Braçe.

“Po të them nëse doni drejtësi politike, atë e kemi pasur deri 1990, sot kemi një drejtësi që po e duartrokasim. Dje e kishin kreun e SPAK dhe e mbështetën e duartrokitën. Sa kohë kemi një prokurori speciale, nuk na duhet një prokurori politike si kjo këtu. Për sa kohë heton SPAK kujt i intereson a po heton Sali Berisha. Hetimi i Sali Berishës mbaron me dy raporte që nuk vlejnë asgjë, ai i SPAK mbaron me arrestime”, tha deputeti socialist.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH