Aktualitet

Çfarë nuk pëlqen Blendi Fevziu te Albin Kurti

Shkruar nga Liberale
Çfarë nuk pëlqen Blendi Fevziu te Albin Kurti

Gjatë intervistës së tij në "Çim Peka LIVE" në Syri TV, gazetari i njohur Blendii Fevziu, teksa komentoi zgjedhjet e së dielës në Kosovë dhe rezultatin e dalë prej tyre, ka dhënë edhe disa "këshilla" për liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Sipas Fevziut, është e vështirë të ruash staturën e opozitarit kur vjen në pushtet.

"Ka disa teza tipike majtiste, që janë provuar dhe kanë rezultuar një dështim spektakolar. Kryesisht në ekonomi. Rritja e taksave do të jetë problematike. Duhet të jetë i kujdesshëm, por shpresoj që të jetë një kryeministër i ndershëm", u shpreh Fevziu..

"Është shumë e vështirë të ruash statujën e opozitarit kur je në pushtet. Kjo do ta bëjë Albin Kurtin shumë të kujdesshëm", do të shtonte gazetari dhe moderatori i "Opinion".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH