Aktualitet

Çfarë ndodhi në Durrës? Jahti me 6 italianë ngec në det

Shkruar nga Liberale
Çfarë ndodhi në Durrës? Jahti me 6 italianë ngec

Një jaht turistik me 6 italianë në bord ka rrezikuar ngecjen në cekëtinë, teksa po udhëtonte drejt vendit tonë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që në momentin që ka rënë në cekëtinë, mjeti turistik “Ziacanaia” po lundronte nga Marina Punta Faro në Itali drejt Durrësit.

Pas ndihmës nga ana e palës shqiptare, gjashtë anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH