Showbiz

Çfarë ndodhi? Kiara Titos i refuzohet viza, Luiz Ejlli nis turin e koncerteve në SHBA

Shkruar nga Liberale

Fituesi i “Big Brother VIP” Luiz Ejlli nis turin e tij të koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Koncerti i parë i këngëtarit do të mbahet më 9 qershor në Michigan për t’u pasuar me dhjetëra koncerte të tjera që do të mbahen në qytete e shtete të ndryshme të SHBA-së.

Ndërkohë, teksa Luizi ka deklaruar se Kiara Tito do t’i bashkohej e do ta shoqëronte atë gjatë të gjithë turit, duket se ka patur disa probleme.

Burime për revistën “Bordo” tregojnë se KIara Titos i është refuzuar viza amerikane, për arsye që nuk bëhen të ditura.

Ndërkohë moderatorja është nisur drejt Stambollit, ku po angazhohet për një projekt tjetër, që lidhet me një  rol që i është besuar asaj në botën kinematografike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH