Aktualitet

Çfarë ka ndodhur në Tiranë? Arrestohen disa persona

Shkruar nga Liberale
Çfarë ka ndodhur në Tiranë? Arrestohen disa persona

Gjashtë shtetas janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin B. M., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, në rrugën “Pandi Dardha”, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. D., 57 vjeç, dhe G. D., 25 vjeç, të dy banues në Kamëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– E. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”;

– Sh. S., 18 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volkswagen”.

Më datë 26.06.2023 është paraqitur në komisariat shtetasi R. O., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Ali Visha”, është kanosur me fjalë nga një shtetas që nuk e njeh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH