Showbiz

Çfarë ka ndodhur me Whatsapp më 31 Dhjetor?

Shkruar nga Liberale
Çfarë ka ndodhur me Whatsapp më 31 Dhjetor?

Dihet se Whatsapp është aplikacioni online më i përdorur për mesazhe në të gjithë botën. Rrjeti social, pjesë e platformës Facebook, ka shënuar rekord në vigjilje të Vitit të Ri.

Sipas të dhënave nga kjo kompani, më 31 Dhjetor 2019 janë dërguar 100 miliardë mesazhe përmes Whatsapp. Nga këto, vetëm në Indi janë dërguar 20 miliardë.

“Më 31 Dhjetor 2019 janë dërguar më shumë mesazhe se çdo ditë tjetër në historinë e 10 viteve. Nga 100 miliardë mesazhe urimi të dërguara, mbi 12 miliardë ishin me imazhe”, ka thënë kompania.

Në krahasim me një vit më parë, më 31 Dhjetor 2018 u dërguan 75 miliardë mesazhe në Whatsapp, duke përfshirë mbi 13 miliardë me imazhe dhe 5 miliardë video.

Për vitin 2019, mesazhet me tekst në Whatsapp zënë vendin e parë në të gjithë botën. Mesazhet me fotografi janë një tjetër veçori, që ndiqen nga thirrjet telefonike në Whatsapp dhe mesazhet zanore. /tvklan.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH