Aktualitet

Çfarë i ndodh buxhetit nëse vijon rënia e Euros? 115 mln euro humbjet në 9 muaj nga zhvlerësimi i monedhave të huaja

Shkruar nga Liberale
Çfarë i ndodh buxhetit nëse vijon rënia e Euros? 115 mln

E ndërsa për eksportuesit humbja është gati tri herë më e madhe, buxheti i shtetit në nëntë muaj ka humbur afro 115 milionë euro, vetëm nga mbiçmimi i lekut dhe zhvlerësimi kryesisht i dy monedhave kryesore të huaja, si Euro dhe Dollari.

Ndikimi i rënies së fortë të euros e cila po luhatet tashmë në 105-106 lekë, dhe rënia e dollarit deri në 95 lekë, ka ulur të ardhurat që mblidhen nga TVSH-ja, në mallrat e importit.

Humbja do të thellohet edhe më tej në tremujorin e fundit të vit, thotë Ministria e Financave nëse zhvlerësimi vijon dhe për këtë arsye në aktin normativ të buxhetit 2023, ka rishikuar në ulje të ardhurat që pritet të mblidhen nga TVSH-ja këtë vit me 10.9 miliardë lekë (rreth 108 mln euro).

Ministria e Financave thotë se planifikimet për të ardhurat tatimore për këtë vit janë bërë duke marrë si referencë kursin e këmbimit të vitit të kaluar ku euro luhatej në 120 lekë ndërsa dollari afër 110 lekëve. Zhvlerësimi i tyre ka dhënë efekt negativ në realizimin e të ardhurave nga TVSH-ja në import.

Po ashtu të ardhurat nga TVSH-ja e energjisë këtë vit janë 3 herë më të ulëta se vitin e kaluar për shkak të rënies së importit, si dhe janë arkëtuar 3.5 miliardë lekë më pak nga importi i karburantit pasi është regjistruar ulje e çmimit në bursë edhe mbi këtë produkt.

Zhvlerësimi i papritur dhe i pajustifikuar i Euros dhe i monedhave të të tjera të huaja po sjell efektet e pritshme negative, edhe në periudha afat-gjata. Humbjet do të thellohen edhe më tepër, nëse zhvlerësimi do të vijojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH