Showbiz

Çfarë fshihet pas shpërthimit të Valbonës ndaj Luizit?

Shkruar nga Liberale
Çfarë fshihet pas shpërthimit të Valbonës ndaj

Luizi, Kiara dhe Bledi Mane janë nominuar nga Olta dhe njëri prej tyre do të lërë mbrëmjen e sotme Big Brother.

24 orët e fundit kanë qenë plotë me debate në shtëpinë e BBVA, por vëmendjen e ka marrë një shpërthim i Valbonës.

Vota e saj për Oltën, si lidere e shtëpisë ka sjellë jo pak reagime dhe jo vetëm në rrjet por edhe në shtëpinë e “Big Brother Vip.”

Ka qenë Luizi ai i cili që në fillim u surprizua nga zgjedhja e Valbonës, dhe këtë gjë nuk ka ngurruar t’ja thotë në sy.

Fillimisht dyshja debatuan për përzgjedhjen e liderit dhe faktin se pse Valbona nuk votoi për Luizin, ndërsa më pas ata janë përballur për faktin se Valbona votoi Oltën. Nëse kjo e fundit do të zgjidhej lidere e shtëpisë, do të kishte një avantazh edhe në lojë.

Luizi e ka pyetur hapur Valbonën për arsyen se pse votoi Oltën, ndërsa këngëtarja ka heshtur dhe ka shprehur se “përgjigjen do ta japë nesër.”

Më pas Valbona ka shpërthyer në të qara duke akuzuar Luizin për dhunë psikologjike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH