Globi

Çfarë është stuhia gjeo-magnetike që do të godasë Tokën brenda dy ditësh?

Shkruar nga Liberale

Stuhia masive koronale e Diellit është vërejtur nga shkencëtarët që nga 15 korriku dhe ka lëshuar një rrymë plazme, që do të përplaset në fushën magnetike të Tokës, këtë fundjavë.

Stuhia gjeomagnetike mund të godasë Tokën këto dy ditë. Paralajmërimi është lëshuar nga Administrata Kombëtare Amerikane për Oqeanin dhe Atmosferën.

Nxjerrja në masë koronale (CME) është një re e plazmës diellore.

Kur Dielli nuk është shumë aktiv, nxjerrjet e masës koronale janë të rralla, rreth një në javë. Nga ana tjetër, kur aktiviteti i Diellit rritet drejt maksimumit diellor, Cme bëhen më të zakonshme dhe mund të shohim disa prej tyre, gjatë ditës.

Edhe pse do të shkaktojë stuhi gjeomagnetike në planetin tonë, megjithatë, sipas parashikimeve, këto stuhi paraqesin pak rrezik për planetin.

Dalja e materialit nga korona diellore - shtresa më e jashtme e atmosferës së Diellit - ndodh kur një fushë magnetike nën sipërfaqen diellore tërheq sasi të mëdha plazme dhe i hedh në hapësirë ​​me shpejtësi të madhe. Kjo “kanonadë”, e ndodhur më 15 korrik, ka gjeneruar erëra diellore të ngarkuara me grimca që po i afrohen Tokës dhe pritet të godasin atmosferën e saj.

Aktualisht, disa shërbime të vëzhgimit dhe parashikimit të motit hapësinor (të tilla si NOAA dhe Space Ëeather) kanë raportuar për stuhi të vogla gjeomagnetike. Megjithatë, fenomene të këtij lloji mund të kenë edhe pasoja të papritura dhe më të rënda. Për shembull, ndërhyrje në radio, dëmtime të satelitëve, ndërprerje të internetit apo edhe ndërprerje të energjisë elektrike.  /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH