Aktualitet

"Çfarë është ajo familje që të ka sjellë në jetë ty", flet bashkëshorti i mësueses së dhunuar: Ishte keqkuptim

Shkruar nga Liberale
"Çfarë është ajo familje që të ka

Një ngjarje e rëndë ndodhi të mërkurën në shkollën e mesme të Lezhës, "Hydajet Lezha", ku një mësuese përfundoi në spital pas goditjes me karrige që mori nga nxënësi. Të afërmit e nxënësit, por edhe bashkëshorti i mësueses kanë folur për emisionin "Me zemër të hapur", ku kanë treguar më tepër për këtë incident.

Xhaxhai i adoleshentit të arrestuar fajëson arsimtaren për rastin, duke u shprehur se mësuesja i ka përmendur familjen.

“Isha te drejtoria e shkollës. Djali është ndër fëmijët më të rregullt të shkollës. E ka nga acarimi i të atit që i ka vdekur. Ngjarja ka ndodhur kështu. Si fëmijët ata ka qenë duke qesh me njëri-tjetrin. Fillimisht mësuesja e ka pas me dikë tjetër. Pastaj është kthyer tek djali i vëllait dhe i ka thënë se do të të ngel në klasë dhe do të vë 4. I ka thënë ça është ajo familje që të ka sjellë në jetë ty. Kemi edhe kamera të vajzës që e ka kapur për flokësh. Po deshe të sjell edhe opinionin e klasës. Dje me burrin e asaj kemi bërë një deklaratë dhe jemi pajtuar me të. I ka thënë për shpirtin e babait dhe tëndin. Vëllai ka 5 vjet që ka ndërruar jetë”, tha ai.

Një nga nxënëset e shkollës thotë se reagimi i saj do të ishte më i keq, nëse do t’i përmendnin familjen. Madje ajo ka thënë se mësuesja i ka kërkuar para për ta kaluar nga klasa, por shton se nuk ka prova për këtë.

“Neve nuk na lejohen telefonat. Më ka dhunuar dhe më ka çuar disa herë në drejtori për të më përjashtuar nga shkolla. Në fillim më ka ngel në klasë. Për të kaluar klasën ka kërkuar para. Prova nuk kam 100%. Nuk kam video. Kam dëshmitarë. Kam djem që i kanë parë. Dje ka qenë në klasë duke dhënë mësim. Djali me sa thuhet, ka qenë duke bërë zhurmë. Zysha i ka marrë gjithmonë personale. Ne duhet të shkojmë në shkollë dhe jo të dhunohemi. Nëse mua do të më ndodhte se zysha do të më përmende familjen, gjërat do të kishin shkuar shumë më keq. Ne nuk mund të rrisim brezat e rinj, ndërkohë që mësuesja na dhunon”, rrëfen ajo.

Motra e 16-vjeçarit, që dhunoi mësuesen, ka thënë se ajo e ka kërcënuar vëllanë atë.

“Mësuesja i bërtiti duke i thënë se "do e mbash mend". Vëllai e ka vuajtur dhe e vuan shumë humbjen e babait. Ne jemi në kujdestarinë e xhaxhait. Ka qenë 13-vjeç kur babai humbi jetën. Sot ishte paralajmëruar protestë, por nuk u zhvillua. Nuk na lejuan ta zhvillonim protestën”, tha ajo.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i mësueses Majlinda Palushi, ka deklaruar se gruaja e tij nuk ka pasur si qëllim që të fyente nxënësin e saj.

“Ajo nuk e ka pasur qëllimin ta ofendojë. Gruaja ime është mësuese dhe e di, i njeh nxënësit. Aty ka fëmijë problematik. Te gjithë fëmijët problematik mblidhen ne një klasë”, pohoi burri i mësueses, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë fraktura në kokë dhe trup pas goditjes nga një karrige. Mes të tjerash ai tregoi se “ka pasur një keqkuptim mes saj dhe nxënësit ku ajo i ka thënë: "Për shpirt të babait tim”, dhe ai e ka marrë sikur i ka përmendur babanë e tij të ndjerë.”/Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH