Kryesore

Çfarë dinë deri më tani shkencëtarët rreth koronavirusit tek fëmijët

               Publikuar në : 10:30 - 24/03/20 liberale

Në fillim ishin vetëm të moshuarit. Narrativa rreth koronavirusit, i nxitur nga detajet e çdo vdekje të trishtuar të paralajmëruar, u mbështet  tek ideja se virusi ishte kryesisht një shqetësim për ata mbi 70 vjeç, ose individë me probleme serioze shëndetësore. Këto ishin grupet që fillimisht u nxitën të distancohen nga shoqëria. Por,  po shohim se koronavirusi mund t’i sëmurë rëndë  disa të rinj.  Me rëndësi është se, megjithëse shumica e të rinjve dhe fëmijëve do të zhvillojnë simptoma pak më të forta  se gripi, ata mund të jenë bartës të padukshëm të virusit  dhe luajnë një rol kryesor në përhapjen e tij.

Në krahasim me vendet e tjera europiane, Mbretëria e Bashkuar ishte e ngadaltë në mbylljen e shkollave duke i ndërmarrë veprimet vetëm pasi u shënuan 104 vdekje për shkak të koronavirusit. Studimet nga Kina treguan se fëmijët rrallë diagnostikoheshin me koronavirusin e ri dhe për pasojë u hamendësua  se kishin pak rol në përhapjen e sëmundjes.

Por shumica e përpjekjeve diagnostikuese në Kinë, veçanërisht në fazat e hershme të shpërthimit, u tërhoqën shumë drejt pranimeve në spital. Shumica e rasteve në spital përfshinin pacientë të rritur. A do të thoshte kjo që fëmijët dhe të rinjtë nuk ishin të infektuar apo thjesht ata vuanin simptoma më të buta, të cilat nuk  zbuloheshin?

Si shumë kolegë të mi, nuk mund të shoh ndonjë arsye të qartë se pse fëmijët nuk po infektohen: ky ishte një virus i përhapur nga rrugët e frymëmarrjes, jo përmes një procesi unik për të rriturit. Nëse një numër i konsiderueshëm i fëmijëve ishin të infektuar dhe pësuan simptoma shumë të vogla të ftohti, atëherë mundësia e tyre për të përhapur virusin ishte e jashtëzakonshme.

Një nga ndryshimet kryesore midis koronavirusit të ri dhe Sars e Mers është se njerëzit me Covid-19 mund të kenë vetëm simptoma të buta , duke e bërë më të vështirë zbulimin. Me Sars, shumica e njerëzve të infektuar zhvilluan shpejt pneumoni. Identifikimi dhe izolimi i njerëzve me simptoma të rënda është një detyrë relativisht e lehtë dhe kjo e bëri kontrollin e infeksionit përmes identifikimit të rasteve dhe gjurmimit të kontakteve, relativisht të lehtë.

Koronavirusi aktual është i ndryshëm. Në më shumë se 85% të rasteve të konfirmuara, simptomat mund të mos zbulohen ose të ngatërrohen lehtësisht me ftohjen e zakonshme të gripit të butë. Arma e saj më e madhe – gjëja që sipas një studimi e ka lejuar atë të përhapet kaq lehtë – është kjo aftësi për të shkaktuar sëmundje të butë, në shumicën e njerëzve që infekton. Kur nuk mund të thuash me lehtësi nëse dikush ka një ftohje ose koronavirus, identifikimi i rastit dhe kontrolli i infeksionit janë shumë më të vështira.

Larg të qenit të painfektueshëm nga ky virus, fëmijët në të vërtetë mund të jenë transportuesit e tij të padukshëm, lidhje të rëndësishme në zinxhirët e transmetimit të komunitetit. Por ka ende një pjesë të rëndësishme të figurës enigmës, që mungon. Ndërsa shumë prej nesh dyshojnë se fëmijët kanë një rol kryesor në këtë shpërthim, prova të forta që  e mbështesin  këtë besim ende mungojnë.

Në ndoshta studimin më të madh të llojit të tij, studiuesit kinezë ekzaminuan rezultatet e infeksionit në më shumë se 2,000 raste të konfirmuara ose të dyshuara me Covid-19, tek fëmijët. Pak më shumë se gjysma e fëmijëve kishin simptoma të buta të të ftohtit, ose pa simptoma fare.

Sëmundje të rënda dhe kritike, ku niveli i oksigjenit në trup është i ulët dhe organe të ndryshme janë nën kërcënim, janë parë në rreth 5% të fëmijëve të studiuar, me më të rinjtë (nën një vjeç) si më të rrezikuarit. Ende ka boshllëqe domethënëse në këtë analizë. Më e rëndësishmja, shumica e këtyre ishin më shumë raste të dyshuar sesa të konfirmuar me Covid-19. Por ky studim të paktën riafirmon se shumica e infeksioneve tek fëmijët janë të butë.

Duke gjykuar nga pandemitë e kaluara, mbyllja e shkollave mund të jetë një mënyrë efektive për të zvogëluar përhapjen e një virusi, veçanërisht kur ato janë pjesë e një programi më të gjerë të masave të distancimit  sociale. Çdo ditë shkollore, fëmijët mblidhen masivisht, shpesh pranë njëri-tjetrit dhe pastaj kthehen në shtëpi, duke marrë me vete çdo infeksion të ri që mbërthyen. Intuitivisht, ulja e këtij cikli duhet të ndihmojë në ngadalësimin e virusit.

Duke supozuar se të rinjtë dhe të shëndetshmit nuk ishin në rrezik, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mund të ketë nënvlerësuar efektet e koronavirusit. Në të vërtetë, raportet e pranimeve  në spital tregojnë se edhe në mesin e të rinjve,  ky është një virus që mund të shkaktojë sëmundje serioze. Një studim nga ShBA tregon se 38% e 508 pacientëve të shtruar në spital me koronavirus ishin të moshës midis 20 dhe 54 vjeç (fëmijët nën 19 vjeç përbëjnë më pak se 1% të totalit të pranimeve). Nga këta 508 pacientë, 121 janë pranuar në kujdes intensiv; dhe gati gjysma e këtij grupi ishte nën 65 vjeç.

Ashtu si me shumicën e gjërave në këtë pandemi, ideja që koronavirusi kërcënon vetëm të moshuarit një thjeshtëzim  tepërt. Të rinjtë dhe fëmijët kanë më pak të ngjarë të vdesin nga koronavirusi, por simptomat e tyre të buta mund t’i bëjnë bartës dhe përcjellës të  virusit – dhe ata janë më të vështirë për t’u zbuluar.

*Jonathan Ball, profesor i virologjisë molekulare në Universitetin e Nottingham, The Guardian/ Liberale.al

 

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back