Aktualitet

Çështja ndaj Bashës/ Strazimiri: S'paska qenë prokuroria, por partia

Shkruar nga Liberale
Çështja ndaj Bashës/ Strazimiri: S'paska qenë

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratës së kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se pushimin e çështjes së lobimit rus, do ta çojnë në Gjykatën e Apelit.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa e quan Ballë "immbecili rural", Stazimiri thotë se ai do të demonstrojë pushtet pushtet kudo, pavarësisht ligjit.

Reagimi i plotë

Nuk paska qenë prokuroria por partia!

Immbecili rural Taulant Balla paska paralajmëruar se do të apelojë një vendim gjykate të marrë ndaj kreut të opozitës, në një gjyq ku palë nuk është PS, por prokuroria!

Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të demonstrojë pushtet kudo, veçanërisht, në çdo gjë që s'i takon: KENI TË DREJTË!

Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të tregojë me arrogancë prej rurali, që ju sundon pavarësisht ligjit, gjithashtu: KENI TË DREJTË!

Nëse pas kësaj, arrini në kokluzionin se, si çdo imbecil rural, edhe ky nuk shijon dot asgjë që ka, veçanërisht nga ato që nuk i takojnë, nëse me arrogancë dhe publikisht nuk ua përplas në fytyrë të sunduarve prej tij, përsëri: KENI TË DREJTË!

Problemi fillon tek fakti që edhe ky imbecili rural KA TË DREJTË, sepse NË FAKT KY JU SUNDON!

Ky është sot prokurori!

Ky është sot gjyqtari!

Ky është sot edhe "E DREJTA", pavarësisht sa të drejtë keni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH