Aktualitet

Çështja "McGonigal"/ Berisha: Nuk mjaftoi vendimi i gjykatës së SHBA, por duhej që aktpadinë ta çonte Gaz Bardhi në SPAK

Shkruar nga Liberale
Çështja "McGonigal"/ Berisha: Nuk mjaftoi vendimi i

Kryetari i "Rithemelimit", Sali Berisha, në një konferencë për mediat tha se, nuk mjaftoi vendimi i gjykatës së SHBA-së, por duhej që aktpadinë ta sillte Gazment Bardhi, që të vihej në lëvizje SPAK-u për verifikimet ndaj çështjes Mcgonigal.

“Nuk mjafton kjo mori e pafundme të dhënash të shtypit botëror dhe shqiptar, publikimi i vendimit të gjykatës së SHBA për hetimin e Ramës dhe qeverisë, etj. Por duhej të gjente Gaz Bardhi akt padinë që ta lexonte skapi i partisë. Kishte një mënyrë, drejtësia duhet të fliste me forcën më të madhe, por përkundrazi, drejtësia është pjesë e kësaj dosje. Kjo pasi Mcgonigal drekonte e darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Balla, por takohej me gjykatës dhe prokurorë, merrej dhe me vetting, ku të dëshironte Edi Rama. A përfundoi me këto përpjekja e Ramës për asgjësimin e opozitës? jo! Rama nuk njeh asnjë lloj norme. Njeh vetëm një parim, frikën. Frikën, frikën dhe vetëm frikën. Kësaj here duhet të trembet shumë nga shqiptarët, pasi ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri.”, tha ai.

Kujtojmë se, disa ditë më parë deputeti demokrat Gazment Bardhi kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama pas bërjes publike të dosjes së ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal.

Pas kësaj, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur verifikimet për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash në SHBA.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH