Globi

Çertifikohen rezultatet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Shkruar nga Liberale
Çertifikohen rezultatet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Çertifikohen rezultatet zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka miratuar zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 15 korrikut.

Gjatë seancës së hapur, kreu i KSHZ-së Oliver Derkovski, shpalli rezultatet e përbërjes së re parlamentare prej 120 deputetësh, që vijojnë si më poshtë:

LSDM 46 mandate

VMRO-DPMNE 44 mandate

BDI 15 mandate

ASH-AA 12 mandate

E majta 2 mandate

PDSH 1 mandat

Gjatë këtij mandati katër vjeçar në godinën ligjvënëse, shqiptarët do të përfaqësohen nga gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme.

Pa mandate mbeten Integra, GDU, Moro, Glas za Makedonija, E vetmja Makedonia, SDU, Tvoja prtija, Demokratët dhe Partia popullore rome.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH