Aktualitet

Census i ri për popullsinë dhe banesat në 9 bashki

Shkruar nga Liberale
Census i ri për popullsinë dhe banesat në 9 bashki

Nga 4 tetori deri në 15 nëntor do të zhvillohet faza pilot për censusin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri.

“Faza pilot e censusit kryhet në kuadër të përgatitjeve për aktivitetin madhor të numërimit të popullsisë rezidente dhe banesave, i cili do të kryhet në vitin 2022 dhe ka një afat kohor 10 vjeçar”, tha drejtore e INSTAT, Elsa Dhuli.

Faza pilot e censusit do të zhvillohet në 9 bashki.

“Konkretisht janë përzgjedhur 50 zona censi në 9 bashki të vendit: Fushë Arrëz, Dibër, Tiranë, Kamëz, Durrës, Korçë, Pustec, Selenicë dhe Dropull", tha ajo më tej.

Numërimi i popullsisë dhe banesave do të niste në vitin 2020, por u shty për shkak të pandemisë dhe tërmetit të 26 nëntorit. Të dhënat e fundit të censusit në Shqipëri janë ato të vitit 2011.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH