Censi ka filluar në dy bashkitë e tjera të qarkut Kukës, në Has dhe Tropojë, por ende në bashkinë e Kukësit.
Në bashkinë Kukës nuk ka nisur regjistrimi i popullsisë dhe banesave, si çdo bashki tjetër të vendit. Kjo për shkak të zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen me 24 shtator.
Sipas INSTAT në Has për regjistrimin e popullsisë dhe banesave do të jenë 10 persona në terren, ndërsa në Tropojë 31, të cilët për 6 javë do të dalin derë më derë për të grumbulluar të dhënat e numrit të banorëve dhe banesave.
Për bashkinë Kukës ende nuk është përcaktuar data e fillimit të Censit, por një e tillë me gjasa mund të mbahet në fillim të muajit tetor. Censi në verilindje ka një rëndësi të veçantë për evidentimin e numrit të banorëve, pasi siç dihet viteve të fundit një numër i madh i tyre kanë emigruar në Angli dhe vende të tjera të BE-së.
Qarku i Kukësit pritet të jetë një nga qarqet
Rëndësi tjetër është edhe deklarimi i minoritarëve që jetojnë në 9 fshatra të zonës së Gores në Bashkinë Kukës, shumica në fshatin Shishtavec një zonë e banuar nga minoritet. Bullgaria pretendon të jetë minoritet Bullgar. Minoriteti bullgar nga Kuvendi i Shqipërisë u njoh në vitin 2017-të, ndërsa numri zyrtar i tyre do të përcaktohet nga Censi që në Kukës nis në tetor.