Aktualitet

Çelja e negociatave, Soreca: Më në fund erdhi koha e Shqipërisë, i lumtur për miqtë e mi

Shkruar nga Liberale
Çelja e negociatave, Soreca: Më në fund erdhi koha e
Ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka reaguar pas hapjes së negociatave me BE-në, duke e cilësuar këtë një moment historik për Shqipërinë. Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se është i lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. “Sot është një moment historik për Shqipërinë dhe për BE! Më në fund ka ardhur koha që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj drejt bërjes një Shtet Anëtar i BE-së. Shumë të lumtur për të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe miqtë që e shohin Europën si destinacionin e tyre natyror. E ardhmja është së bashku!”- shkruan Soreca në Twitter. Pas një konference të përbashkët mes presidentes së KE, kryeministrit shqiptar dhe maqedonas, si dhe atij çek, do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare, për të diskutuat më tej drejt anëtarësimit europian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH