Aktualitet

Çelja e negociatave, mblidhet sot Këshilli Europian

Shkruar nga Liberale
Çelja e negociatave, mblidhet sot Këshilli Europian

Këshilli Europian mblidhet sot në Bruksel. Krerët e vendeve të unionit pritet të vendosin për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Vendimi mbetet ende pezull për shkak të refuzimit që Bullgaria po i bën avancimit të mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë pengesë edhe për Shqipërinë.

Komisioni Euopian ka dhënë dritën jeshile, që si Tirana dhe Shkupi, të hedhin një hap më tej në rrugën e integrimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH