Showbiz

Céline Dion anulon turneun e saj botëror për shkak të gjendjes shëndetësore

Shkruar nga Liberale

Céline Dion njoftoi në Twitter të premten në mëngjes se po anulonte turneun e saj botëror Courage. Turneu ishte planifikuar të zhvillohej në qytetet evropiane, përfshirë Londrën, Pragën dhe Amsterdamin dhe do të zgjaste deri në vitin 2024.

Duket se arsyeja e anlimit ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të këngëtares.

Dion tha në dhjetor të 2022 se vuan nga sindroma e personit të ngurtë (SPS). Simptomat përfshijnë ngurtësimin e muskujve në bust, krahë dhe këmbë. Siç lajmëroi ajo në rrjetet sociale, tashmë po përballet me gjendjen neurologjike, e cila e pengon të performojë në skenë.

"Po punoj shumë për të rindërtuar forcën time," tha ajo. "Është më mirë që të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë."

Në vitin 2022 Dioni kishte riprogramuar disa nga shfaqjet në turneun Courage në 2023 dhe 2024.

Ikona e pop-it pas "My Heart Will Go On", "If You Asked Me To" dhe "Beacuse You Loved Me" ka fituar 20 Çmime Juno dhe ishte ndër të parat që u nderua në Walk of Fame të Kanadasë në Toronto, në 1999.

Krahas sfidave shëndetësore, që nga viti 2016 Dioni është përballur me vdekjen e bashkëshortit, nënës dhe njërit prej vëllezërve të saj./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH