Aktualitet

Celibashi tregon vitin kur do të mundësohet votimi i emigrantëve

Shkruar nga Liberale
Celibashi tregon vitin kur do të mundësohet votimi i emigrantëve

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur në konferencën kombëtare me temë "Votimi nga jashtë vendit, koha është tani", për hapat që po ndërmerren për të mundësuar votimin e emigrantëve.

Celibashi tha se brenda vjeshtës së vitit 2023 do të jetë gati procesi për votimin e tyre.

“Partitë politike janë të ftuara për t’u bërë pjesë e procesit për votimin nga jashtë, do të konsultohet që në fillim drafti me të gjithë, synojmë ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta që vjen”, tha Celibashi.

Celibashi shtoi se do të duhet të miratohet një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, emigrantët e patën të pamundur të votonin, pavarësisht ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara në muajin korrik 2020, ku përcaktuan për herë të parë votimin nga jashtë vendit.

Ai ishte parashikuar të zbatohej në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH