Aktualitet

Celibashi: Të sëmurët me Covid nuk do të votojnë

Shkruar nga Liberale
Celibashi: Të sëmurët me Covid nuk do të votojnë

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka mbyllur përfundimisht debatin për votimin e pacientëve me Covid.

Celibashi në një konferencë për mediat ka thënë se të sëmurët me Covid nuk do të votojnë, pasi KQZ nuk ka ngritur asnjë ndonjë qendër votimi në spitalet Covid, për shkak të pandemisë.

“Jo në asnjë prej spitaleve nuk është ngritur asnjë qendër votimit për shkak të pandemisë. Nuk duam të vëmë në rrezik shëndetin e komisionerëve dhe ata që do merren me këtë proces“, tha Celibashi.

Ndërkohë kreu i KQZ tha se është zgjidhur problemi për votimin e policëve, të cilët do të jenë në shërbim gjatë ditës së zgjedhjeeve, por dhe për votimin e të gjithë të burgosurve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH