Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi regjistroi koalicionin “Bashkë fitojmë”, por pa Sali Berishën.
Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionin të Partisë së Lirisë të Ilir Metës vetëm me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules.
Kujtojmë se, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.
Ndërkohë, që ditën e djeshme, Alibeaj dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deklaratën solemne, të firmosur prej tij dhe përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa.