Aktualitet

Celibashi: Kush ka votuar më shumë se 1 herë, do ndëshkohet

Shkruar nga Liberale
Celibashi: Kush ka votuar më shumë se 1 herë, do ndëshkohet

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se kushdo prej votuesve që ka tentuar të votojë më shumë se një herë dhe në pajisjet elektronike rezulton diçka e tillë do të merren masa dhe do të nisin hetimet nga organet kompetente.

“Nëse rezulton që rastësisht ata, se ka pasur raste, që i përket gjurmimit të gishtit të operatorëve. Operatorët ndoshta dhe jo mirë të trajnuar kanë menduar se nuk do të kishte problem nëse do ta vendosin gishtin disa herë. Nëse do të jenë këta operatorë, atëherë do të jemi para një rasti të një problematike teknike, pa qëllim për të ndikuar në procesin zgjedhor. Në rastet kur dikush tjetër, me përjashtim operatorët, e ka vendosur gishtin më shumë se njëherë, duhet të japë shpjegime”, sqaroi Celibashi.

Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë njohur nga selia blu, e cila ka paralajmëruar se është duke mbledhur fakte për atë që e quan “masakër elektorale”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH