Aktualitet

Çela: Para përgjegjësisë kushdo që tenton vendos në rrezik zgjedhjet

Shkruar nga Liberale
Çela: Para përgjegjësisë kushdo që tenton vendos

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke garantuar se ka marrë masat.

Çela bën apel që këdo që do të vendosë në rrezik procesin zgjedhor duhet vendosur para përgjegjësisë. Ai thekson gjithashtu se çdo zvarritje apo mungesë veprimi nuk do të tolerohet.

‘’Të vlerësohet në kohë çdo kallëzim për vepra penale që cenojnë procesin e zgjedhor. Çdo zvarritje apo mungesë veprimi në hetime është e dëmshme, nuk do tolerohet. Vini përpara përgjegjësisë këdo që do tentojë të vendosë në rrezik procesin zgjedhor. Kemi marrë masa për funksion normal të prokurorive’’- tha Çela.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH