Globi

Çeki, 30-vjeçari vdes nga goditja elektrike, teksa masturbonte

Shkruar nga Liberale
Çeki, 30-vjeçari vdes nga goditja elektrike, teksa masturbonte

Në Republikën Çeke , një burrë 30-vjeçar u godit nga rryma teksa masturbonte ("goditje aksidentale me rrymë elektrike për manipulim autoerotik").

Dyshohet se ai përdorte një masazhues muskujsh si vibrator. Burri, i cili jetonte në shtëpi me prindërit e tij, u gjet i shtrirë në dyshemenë e dhomës së tij të gjumit nga zjarrfikësit, pas alarmit që lwshuan nëna dhe babai i të riut, të cilët nuk mundën të hapnin derën e dhomës së tij të dhomës. Kështu raporton Daily Mail.

Gjatë kontrollit, policia gjeti masazhuesin elektrik - të futur në prizë - pranë trupit të viktimës, i cili kishte veshur rroba banje femrash dhe trupi i së cilit ishte i mbështjellë me rripa plastike prej pëlhure. Pajisja, e cila shfaqte shenja "konsumimi", dyshohet se ka mosfunksionuar kur ishte në prizë. Djegiet në lëkurën e trupit, pak centimetra nga penisi i tij, përputheshin me formën e jashtme të majës së masazhuesit.

Gjatë autopsisë, mjekët gjetën edhe dy trupa "të huaj": një 9 centimetra në rektum (një cilindër plastik, mbi të cilin ishte vendosur një top ping-pongu, i siguruar me një mbështjellës plastik) dhe një tjetër 5 centimetra.

Detajet e rastit u botuan në revistën Mjekësi Ligjore nga mjekët në spitalin universitar në Hradec Králové në veri të Republikës Çeke.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH