Aktualitet

Ç’do ndodhë me turizmin këtë verë? Rama: Thikë me dy presa...

Shkruar nga Liberale
Ç’do ndodhë me turizmin këtë verë? Rama:

Teksa foli për turizmin kryeministri Edi Rama tha se është jashtëzakonisht e vështirë për të menduar se çfarë do të ndodhë këtë verë me këtë sektor.

Ai u shpreh se të gjitha vendet e botës po ecin në mënyrë somnabul, me duart përpara dhe sytë mbyllur, kur iu duhet të mendojnë për turizmin, që sipas tij, është si një thikë shumë e mprehtë me dy presa, pasi është një rrezik shumë i madh.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Është një thikë shumë e mprehtë, me dy presa, sepse rreziku është shumë i madh, por edhe mbyllja përtej një garancie ekuilibri mes ruajtjes së shëndetit dhe mbrojtjes së njerëzve nga katastrofa ekonomike është një domosdoshmëri. Kështu që jemi duke diskutuar për këtë, po shohim çfarë po bëjnë vendet e tjera. Si nga dita e parë, e në vijim, asnjë vend nuk ka një përgjigje definitive, të gjithë ecin pak në mënyrë somnabulike, me duart përpara dhe sytë mbyllur. Jemi duke e përpunuar vendimmarrjen dhe brenda pak ditësh do ta bëjmë publike. Masat janë lehtësuar dhe do vazhdojnë të lehtësohen.

Brenda muajit ne duam që kufijtë tokësor të hapen. Ne kemi hequr tashmë karantinimin në hotel. Shengeni është i mbyllur, ndaj dhe fluturimet janë të kufizuara. Është një dilemë e jashtëzakonshme. Mundësia e një vale të re nuk është e vogël dhe nëse numrat kërcejnë përtej pritshmërisë së arsyeshme do jemi të detyruar të rimbyllemi, që do të ishte e rëndë për të gjithë. Ndaj ësht shumë e rëndësishme për të gjithë, që të bëjmë cmos për të ruajtur veten dhe të tjerët, duke respektuar rregullat e thjeshta, jo fort të këndshme, se mund të kthehemi në situata më të vështira. Mund të gjendemi jo vetëm të mbyllur, por shumë më seriozisht të ekspozuar.

Përgjigjja e sinqertë është se është një dilemë shumë e madhe. Nuk është cështja a do hapet turizmi, cështja është si? Shikoja cadra 5 metra distancë, parcelizim, janë improvizime që bëjnë vende të ndryshme, por realisht të gjithë ecin me duar përpara e me sy mbyllur. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH