Politikë

"Çdo 3 ditë një qytetar dënohej ose ekzekutohej", Indrit Hoxha: Shtëpia ku u themelua Partia Komuniste u shemb, por fatkeqësisht ideologjia qeveris dhe sot

Shkruar nga Liberale
"Çdo 3 ditë një qytetar dënohej ose

Sekretari për Emigracionin,  Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit, Indrit Hoxha, ka reaguar në përvjetorin e themelimit të Partisë Komuniste, e cila sipas tij sot ka marrë emrin “Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Hoxha rikujtoi se nga statistikat mbi numrin e dënimeve, rezulton që janë pushkatuar 5577 burra dhe 450 gra, janë burgosur për arsye politike 10133 burra dhe 7367 gra, nga të cilët 1065 gra dhe burra kanë vdekur, si dhe kanë humbur aftësinë mendore nga torturat 408 burra e gra.

Postimi i plotë i Indrit Hoxhës:

8 Nentor 1941 dite e zeze per Shqiperine!

Ne kete shtepi u themelua Partia Komuniste qe sot quhet Partia Socialiste e Shqiperise.Shtepia eshte shembur nuk ekziston më,por ideologjia komuniste fatkeqesisht edhe mbas 80 viteve nga themelimi i partise se kuqe qeveris edhe sot!

Nga statistikat mbi numrin e dënimeve rezulton që janë pushkatuar 5577 burra dhe 450 gra, janë burgosur për arsye politike 10133 burra dhe 7367 gra, nga të cilët 1065 gra dhe burra kanë vdekur, kanë humbur aftësinë mendore nga torturat 408 burra e gra. Janë internuar për motive politike nga vitit 1944-1990 20.000 familje, nga të cilët kanë vdekur 7022 persona, të moshave të ndryshme, nga fëmijë deri në 80 vjeç, në zonat e internimit.

Çdo 3 ditë, një qytetari do t'i bëhej gjyq politik ose ekzekutohej me ose pa vendim gjykate dhe eshtrat e tyre nuk dihen ende se ku janë. Vetëm në qytetin e Shkodrës janë 400 familje të cilat nuk i kanë gjetur eshtrat e të pushkatuarve dhe qindra të tjerë në Shqipëri presin një varr për t'u prehur.

Çdo 2 muaj, i burgosuri politik pësonte gjymtime mendore e politike për shkak të keqtrajtimit në hetuesi dhe çdo 2 javë, një i burgosur politik vdiste në burg. Çdo 2 javë, burgosej një qytetar. Çdo 2 muaj, internoheshin 3 persona.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH