Aktualitet

Çavuşoğlu: E paralajmërova Shqipërinë për organizatën FETO

Shkruar nga Liberale
Çavuşoğlu: E paralajmërova Shqipërinë për

Në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar Gent Cakaj, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavuşoğlu iu përgjigj gazetarëve lidhur me numrin e gylenistëve që ndodhen në vendin tonë.

Ai tha se FETO është një organizatë e kontrolluar nga shërbime sekrete të disa vendeve e cila përbën kërcëninim jo vetëm për Turqinë.

“Nuk kam shifra të sakta, por kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n. Mendojmë se prania e FETO-s. është një rrëzik e kërcënim për sigurinë e të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të hedhim hapa për të ardhmen tonë, ia shpjegova mirë këtë z. Cakaj do ia shpjegoj edhe kryeministrit Rama”, u shpreh ministri turk. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH