Medium Personazhe

Carla Bruni vjen në Shqipëri

               Publikuar në : 22:42 - 07/06/19 R Liberale

Carla Bruni vjen në Shqipëri. Kantautorja dhe modelja e njohur, bashkëshortja e ish-Presidentit francez Nicolas Sarkozy do të këndojë në Butrint.

Ajo zgjedh t’i prezantohet për herë të parë publikut shqiptar me albumin e saj më të fundit, 11 këngë në teatrin e parkut kombëtar, një nga objektet arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë tonë dhe asaj botërore.

Është zgjedhur një datë simbolike, 21 Qershori, dita e “Festës së Muzikës”. Partneri mediatik është Televizioni Kombëtar Klan, përmes të cilit i dërgon shqiptarëve edhe këtë mesazh përshëndetës.

“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin e vjetër të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”.

“French touch” (Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj kapin shifrën e 5 milionë albumeve.

E vlerësuar si një nga gratë më të rëndësishme në botë nga revista “Forbes” në vitin 2010, Carla Bruni është treguar e rezervuar në detaje për koncertin e saj të parë në Shqipëri, duke ja lënë 21 Qershorit zbulimin e tij.

(Visited 12 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *