Showbiz

Capital T e feston ditëlindjen 1 herë në 4 vjet

Shkruar nga Liberale

Trim Ademi, emri artistik i të cilit është Capital T mbushi këtë vit 29-vjec. Reperi publikoi në llogarinë e tij në “Instagram” një foto ku shfaqej me një kek të vogël në formë zemre në dorë, krahas së cilës shkroi vetëm numrin e moshës.

Capital ka lindur më 29 shkurt dhe për rrjedhojë i bie që ditën e lindjes ta festojë në të vërtetë 1 herë në 4 vjet.

Për këtë vit ai kishte zgjedhur të shijonte disa ditë pushimi në Ishujt Maldive, përgjatë të cilave publikoi foto të ndryshme në rrjetet sociale, duke ndarë me të gjithë momentet e bukura që po kalon.

Trim Ademi është djali i Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Pak javë më parë ai tregoi sesi djali i tij, reperi i njohur, Capital T, la futbollin për t’u bërë këngëtar.

“Është shumë e çuditshme, ka qenë futbollist kur kemi ardhur nga Franca, aty zuri vendin e dytë dhe isha shumë krenar pasi djali po më bëhej futbollist dhe po kënaqesha, kur pas 2-3 ditësh më thotë që nuk dëshironte të luante futboll, por të merrej me muzikë”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH