Aktualitet

Çanta e zezë te ambasada ruse, reagon policia

Shkruar nga Liberale
Çanta e zezë te ambasada ruse, reagon policia

Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit të ngritur te ambasada ruse, ku u gjet një çantë e zezë.

"Më datë 05.06.2020, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri“, në afërsi të një objekti të rëndësisë së veçantë është gjetur një çantë e dyshimtë, ngjyrë e zezë, e cila u hap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH