Aktualitet

Cakaj thirret në Kuvend për çështjen e kufirit detar

Shkruar nga Liberale
Cakaj thirret në Kuvend për çështjen e kufirit detar

Pasi Presidentit Ilir Meta, i cili i kërkuar informacion zyrtar mbi veprimet e qeverisë në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, edhe Kuvendi ka kërkuar që të raportojë për këtë çështje ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Në mbledhjen e fundit të Konferencës së Kryetarëve, të datës 7 shtator 2020, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli kërkoi që ministri në detyrë Cakaj të paraqitej në Komision, për të informuar për çështje të ndryshme, përfshirë edhe çështjen që ka të bëjë, sipas saj, me riformatimin e komisionit nga pala shqiptare, që do të marrë pjesë në bisedimet me Greqinë lidhur me kufirin detar, shkruan shqiptarja.com.

Kodheli u shpreh se ka disa muaj që ka kërkuar prezencën e ministrit Cakaj në komision.

“E mirëkuptoj agjendën e ngarkuar të ministrit në detyrë në kohën kur ai ka udhëtuar, por nuk ka asnjë justifikim mosprezenca e tij në kohë pandemie dhe karantinimi, kur lëvizjet janë pothuajse nul... Kështu që përfitoj nga rasti, meqenëse jemi në Konferencën e parë të Kryetarëve, ta ndaj me ju këtë shqetësim, me shpresën që në kërkesën e ardhshme, që tashmë e kam përgatitur, por nuk është dërguar ende, në pritje të fillimit të këtij sesioni, ministri në detyrë të mund të jetë prezent”, ka pohuar Kodheli. Kërkesa e Kodhelit është mbështetur edhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH