Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shkup, zhvilloi një takim me Kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.
Në një postim në Facebook, Cakaj shkruan, se në takimin me Ahmetin, theksuan edhe rëndësinë e patjetërsueshme të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe domosdoshmërinë e mbylljes së bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë.
Postimi i plotë
Sot, në Shkup, pata edhe një takim të përzemërt me Kryetarin e BDI-së, z. Ali Ahmeti !
Ai ka luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ka dhënë një kontribut shumë të vyer në procesin e integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore, ngritjen e përfaqësimit të tyre në politika qendrore, mbështetjen e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Theksuam, mes tjerash, edhe rëndësinë e patjetërsueshme të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe domosdoshmërinë e mbylljes së bisedimeve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohje të ndërsjellë.
Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj aktiv në forcimin e faktorit shqiptar dhe punën e saj konstruktive për thellim të bashkëpunimit rajonal dhe zhvillim të fqinjësisë së mirë...