Aktualitet

Cakaj në "Tempora": Deklarata e Macron mbart pasaktësi

Shkruar nga Liberale
Cakaj në "Tempora": Deklarata e Macron mbart pasaktësi

Për ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, deklarata e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron mbart pasaktësi.

Në studion e emisionit Tempora, Cakaj u shpreh se procesi i liberalizimit të vizave dhe ai i hapjes së negociatave janë dy procese të ndryshme.

Gent Cakaj: Të gjithë liderët përfshirë kancelaren Merkel kanë deklaruar se kjo është një çështje që i përket me tepër Evropës. Prandaj duhet të jemi të saktë. Deklarata e presidentit Macron mbart disa pasaktësi. Një një moment ai thotë se duhet e çuditshme sesi ne mund të liberalizojmë vizat me një vend që nuk ka filluar negociatat. Këtu kemi të bëjmë me dy procese të ndryshme, për shkak se procesi i liberalizimit është proces tjetër nga procesi i hapjes së negociatave.  Nga viti 2014 deri tani më shumë se 100 mln shqiptarë nga mbarë bota hyjnë lirshëm në hapësirën e BE. Një çmim më të madh se Shqipëria këtu po paguan Kosova, e cila ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH