Aktualitet

Bylykbashi: Të merret mendimi i OSBE/ODIHR për koalicionet

               Publikuar në : 20:49 - 14/09/20 liberale

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi u shpreh në fund të mbledhjes së Këshillit Politik ka kërkuar ruajtjen e koalicioneve zgjedhore dhe hapjen 100% të listave, në mënyrë që zgjedhësit të zgjedhin të lirë partinë që duan.

Po ashtu, Bylykbashi dhe Vasili u shprehën se opozita ka propozuar që të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, por PS, sipas tyre, ishte kundër.

“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor.

Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Gjithashtu, u kërkua hapja 100% e listave. Ne kërkojmë që zgjedhësit të votojnë të lirë. Mazhoranca kërkon t’u heqë zgjedhësve mundësinë për lista 100% të hapura, si dhe të zgjedhin lirisht partinë që duan. Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR”, tha Bylykbashi.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back