Aktualitet

Bylykbashi: Rama të sqarojë nëse u arrestua në Itali, apo gënjen

Shkruar nga Liberale
Bylykbashi: Rama të sqarojë nëse u arrestua në Itali, apo

Ish-deputeti i PD-së, Operd Bylykbashi i është rikthyer sërish ceshtjes së arrestimit të kryeministrit në Itali. Në një postim në Facebook, Bylykbashi i kërkon Ramës që të sqarojë nëse është arrestuar vërtet, apo ka gënjyer nga propaganda.

"Edi Rama ende nuk eshte pergjigjur: ka genjyer median italiane apo ne formularin e dekriminalizimit.

Kryeministri ose genjen per propagande ose thjesht ka te njejtin problem me ligjin e Dekriminalizimit si ai grupi i deputeteve te partise se tij qe u larguan nga ligji.

Edi Rama duhet te sqaroje shume thjesht nese vertet eshte arrestuar nga policia italiane apo ka genjyer. Ky sqarim eshte detyrim ligjor pavaresisht pandemise. Pjesen tjeter per te nxjerre te verteten dhe vendimmarrjen e kane detyre dhe pergjegjesi ligjore institucionet e Dekriminalizimit, duke filluar nga Prokuroria qe duhet te jete e paanshme ne zbatimin e ligjit", shkruan Bylykbashi.

Kujtojmë që kryeministri Rama dha një intervistë për median italiane, deklaroi se në vitet '90 është arrestuar në Bolonja, pasi mbrojti një grua shtatzënë e cila po keqtrjtohej nga Policia./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH