Aktualitet

Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta zgjedhë vetë presidentin

Shkruar nga Liberale
Bylykbashi: Rama po krijon një opozitë marionetë, që ta

Oerd Bylykbashi, i mandatuar nga Komisioni i Rithemelimit për të negociuar brenda opozitës për emrin e presidentit, ka reaguar kundër dakordësisë Balla- Alibeaj, për të propozuar opozita kandidatin për president në dy raundet e ardhshme të votimit.

Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi thotë se dje u arrit një marrëveshje e re, Ku Balla i dha të drejtën Enkelejd Alibeajt që të propozojë kandidatë në tre raundet e para.

"Dje më 18 maj 2022, pesë vite më pas, u shpall një marrëveshje e re. Taulant Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj që të propozojë kandidatë për President në raundin e dytë dhe të tretë. Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij te preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual. Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’ia sigurojë këtë", tha Bylykbashi.

Sipas tij, opozita nuk ka nevojë për të tilla marrëveshje, për një të drejtë që ia jep Kushtetuta.

"Opozita nuk ka nevojë marrëveshje për të propozuar kandidatë sepse kjo e drejtë është në Kushtetutë. Partia Demokratike e ka përcaktuar qëndrimin e saj të qartë dhe konstruktiv me rezolutë të Këshillit Kombëtar. Partia demokratike e denoncon këtë marrëveshje të pavlerë si një akt që synon të krijojë një opozitë marionetë dhe t’i dorëzojë presidentin Edi Ramës. Presidenti i shqiptarëve duhet të jetë përfaqësuesi real i unitetit të popullit, që vjen nga vullnete përfaqësuese politike bazuar në vote, dhe jo një kukull e një marrëveshje vasaliteti të lidhur në përvjetorin e pestë të një marrëveshjeje famëkeqe", përfundoi deputeti i PD.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH