Aktualitet

Bylykbashi: Rama, lojë me listat e hapura, për të hequr koalicionet

Shkruar nga Liberale
Bylykbashi: Rama, lojë me listat e hapura, për të hequr

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se listat e hapura janë thjesht një mashtrim dhe se qytetarët shqiptarë janë gënjyer. Sipas tij, rregullat po ndërrohen në mes të procesit dhe kjo sipas tij është kundër çdo standardi.

“Fakti që PS sot ka gënjyer shqiptarët në lidhjen me listat e hapura. Kjo ishte loja, nuk janë lista të hapura dhe nuk është ajo që prisnin shqiptarët. Ishte një përpjekje e PS. Ndodhi ajo që në kishim paralajmëruar, kërkuam t’i drejtohen ODIHR për ekspertizë. Ka një ndarje të pastër midis opozitës dhe mazhorancës. E gjithë ajo që po përpiqet të bëjë është të heqë koalicionet siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Ajo që mbështet opozita është ajo që është rënë dakord në vitin 2003, ku të dyja palët kanë bërë ndryshime me konsensus të modelit të koalicionit”, u shpreh Bylykbashi në Abc News.

I pyetur, nëse këtë herë faktori ndërkombëtar do të jetë arma e opozitës, që do të detyrojë Ramën ti thërrasë arsyes, Bylykbashi tha se kryeministri Edi Rama vitin që vjen do të humbasë dhe se PD ofron një program për të ndryshuar mënyrën e qeverisjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH