Aktualitet

Bylykbashi: Nuk do të lejojmë mazhorancën të shkatërrojë zgjedhjet

Shkruar nga Liberale
Bylykbashi: Nuk do të lejojmë mazhorancën të

NëKa përfunduar takimi i Këshillit Politik për Reformës Zgjedhore, ku u diskutua drafti i dytë i dorëzuar nga PD, në lidhje me ristrukturimin e KQZ. Ish-deputeti Oerd Bylykbashi tha se marrëveshja e 5 qershorit duhet të zbatohet për të siguruar të gjitha garancitë për emërimin e anëtarëve të KQZ.

Ai tha se duhet ngritur sa më shpejt KQZ për t’i hapur rrugë procesit të identifikimit biometrik.

“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar në një pikë kryesore të dakordësisë së 5 qershorit lidhur me KQZ.

 Sot për të treguar konstruktivitetin e plotë të opozitës që marrëveshja të zbatohet dhe duke siguruar garancitë e procesit për emërimin e anëtarëve të KQZ që do të sigurojnë garancitë që KQZ në veprimtarinë e tyre rregullatore, nuk do të lejojë mazhorancën të shkatërrojë zgjedhjet.

Ne i kërkuam mazhorancës të heqë dorë nga këmbëngulja që mund të çojë në një proces që nuk jep asnjë garanci. Presim që maxhoranca të reflektojë dhe nga praktika kushtetuese e kemi të ekzekutuar.

I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive që KQZ të ngrihet sa më shpejt për t’i hapur rrugë identifikimin biometrik”, tha Bylykbashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH