Aktualitet

Bylykbashi: Këshilli Politik vijon punën deri në dakordësimin e...

Shkruar nga Liberale
Bylykbashi: Këshilli Politik vijon punën deri në

I mandatuari nga PD për Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka thënë se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të vijojë punën deri në dakordësimin e plotë të amendimeve. Bylykbashi thotë se të hënën do të jetë dokumenti i plotë që i jep zgjidhje edhe dakordësisë.

"Ajo që është e rëndësishme është që derisa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacion garancitë që është rënë dakord më 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, identifikimin biometrik, sigurisht që deri në atë moment Këshilli Politik do të vijojë punën deri në dakordësi. Të hënën versioni i plotë për të përmbyllur edhe ato aspekte tek financimi. Ditën e hënë Këshilli Politik do ketë dokumentin e plotë për t’i dhënë zgjidhje dakordësisë.”, tha Bylykbashi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH