Aktualitet

Bylykbashi: Amendamentet e PD nuk sjellin asgjë të re

Shkruar nga Liberale
Bylykbashi: Amendamentet e PD nuk sjellin asgjë të re

Oerd Bylykbashi, njeriu të cilit në 8 vite Lulzim Basha i besoi reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi nuk sheh asgjë të re në amendamentet kushtetuese të Partisë Demokratike, për të cilat ka refuzuar edhe të hedhë firmën.

"Së pari, kur është prezantuar unë isha pa tekst dhe nuk mund të firmosja, Së dyti, ka një seri propozimiesh që ose nuk ndryshojnë asgjë, ose janë çështje që për arsye parimesh kushtetuese apo edhe kombëtare janë me problem", shprehet ai pët TV Klan.

Por teksa Lulzim Basha thotë se këto propozime synojnë të zhbëjnë ndryshimet e 30 Korrikut, krejt të kundërtën mendon deputeti Bylykbashi, i cili i mëshon ndryshimit të sistemit.

"Propozimi sjell një sistem proporcional, rajonal me listë të hapur dhe listë koalicionesh. Është ajo që është sot. Konfirmon atë që solli Edi Rama. Duhet sistem krejt i ri."

E për të mbërritur tek sistemi, si njohës e bashkëhartues i reformave më të rëndësishme në PD, Bylykbashi thotë se gjithçka nis nga diskutimi i brendshëm në parti.

"Ky sistem është toksik për demokracinë në Shqipëri. A do të jetë një proporcional kombëtar me listë të hapur, apo mazhoritar ku palët përballen me njëra tjetrën, por jo kandidatët e njërës parti përpiqen t'ia hedhin tjetrës apo kandidatët e së njëjtës listë i marrin votat njëri- tjetrit. Na duhet një analizë e thellë, e plotë brenda nesh dhe pastaj edhe me palën tjetër."

Sa për vettingun në politikë, nismë të cilën e ka udhëhequr në 2018, Bylykbashi sqaron se pas opinionit të Venecias, adresimi i kësaj problematike merr zgjidhje përtej SPAK-ut.

Me të njëjtin shqetësim Bylykbashi flet edhe për nevojën urgjente për bërjen e një reforme serioze territoriale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH