Aktualitet

Buxheti i Bashkisë, PD: Ja projektet korruptive të Veliajt

Shkruar nga Liberale
Buxheti i Bashkisë, PD: Ja projektet korruptive të Veliajt

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar "Programin Buxhetor Afatmesëm 2020-2022" të Bashkisë së Tiranës, ndërsa shkruan se do të kemi më shume taksa dhe tarifa dhe do të vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën.

Duke numëruar 6 pika ajo shkruan se kryetari Erion Veliaj parashikon të shpërdorojë paratë e qytetarëve për të vazhduar idenë e projekteve korruptive edhe klienteliste.

Postimi i Ina Zhupës:

Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë: më shumë taksa dhe tarifa për qytetarët, vazhdojnë me synimet për aferat korruptive dhe shtojnë shpenzimet për administratën.

Veliaj parashikon te shpërdoje parate e qytetareve te Tiranes per te vazhduar idene e projekteve korruptive edhe klienteliste:

1. Parashikon shpenzime konsulece për projektin e shëmbjes së Teatrit Kombëtar dhe kullave të Fusha shpk.

2. Parashikon vazhdimin e idesë së uzurpimit të kopshtit botanik, duke e cilesuar atë si hapesire të kopshtit zoologjik .

3. Parashikon shpenzime për ndertimin e Landfillit , inceneratorit të mbetjeve në Tirane, projekte të denoncuara edhe më parë nga Partia Demokratike për skemen klienteliste edhe korruptive.

4. Parashikon fryrjen e administrates së Bashkisë Tiranë, ku është faktuar nga publikimet e mediave që me dhjetra punonjës janë të dedikuar për propagaden e rrjeteve sociale. Duke harxhuar buxhetin e taksave të qytetarëve për më shumë propagandë.

5. Parashikon rritjen e tarifave për parking dhe pakësimin e zonave për parkimet e banoreve pa pagese.

6. Parashikon rritjen e takses së arsimit!

Qartësisht është një projekt buxhet që s`ka lidhje me interesat e qytetarëve të Tiranës, por me xhepat e oligarkeve dhe klienteve të Veliajt. Një derë e hapur për aferat korruptive dhe një derë e mbyllur për interesat e qytetarëve. /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/inazhupaPD/photos/pcb.3349954865075896/3349947795076603/?type=3&theater

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH