Aktualitet

Bushati për Kurtin: Sjell një standard të ri qeverisës për shqiptarët

Shkruar nga Liberale
Bushati për Kurtin: Sjell një standard të ri qeverisës

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar një foto në Facebook ku shihet i ulur në tavolinë së bashku me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Bushati thotë se shqiptarët kudo që ndodhen kanë pritshmëri të mëdha për të sjellë një standard të ri qeverisës.

"Me Albinin në një bisedë dje në #Tiranë mbi sfidat që e presin si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Pritshmëritë janë të mëdha për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për shqiptarët kudo ku ata jetojnë, si parakusht për të kontribuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon", shkruan Bushati./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH