Aktualitet

Bushati: Ja pse Meta dhe Kryemadhi sulmojnë ministren e Drejtësisë

Shkruar nga Liberale
Bushati: Ja pse Meta dhe Kryemadhi sulmojnë ministren e

Një 'luftë' e ashpër deklaratash po zhvillohet këto ditë mes institucionit të Presidentit dhe mazhorancës. Presidenca ka vendosur në 'shënjestër' ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi publikoi faktet se institucioni që ajo drejton kishte publikuar QBSH aktet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas presidentit Meta, edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kërkuar që Gjonaj të japë dorëheqjen. Por për mazhorancën, deklaratat kundër Gjonajt kanë prapvijë tjetër.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” deputeti Ervin Bushati tha se Gjonaj po sulmohet, pasi është një ndër personat kyç të Reformës në Drejtësi.

E kam thënë dhe unë njëherë termin “Beslidhja e re”, ndaj dhe i bie ta quajmë falsifikator edhe Presidentin. Do doja të dija qëndrimin zyrtarë të opozitës për këtë çështje. E tha dhe vetë që nuk është dinjitoze të flasësh me atë gjuhë, ndaj dhe nuk kam pse ta komentoj. Gjonaj bën detyrën e saj, është një nga personat kyç të Reformës në Drejtësi, ndaj dhe goditet më shumë. Reforma në Drejtësi është e paprecedentë, fëmijët tanë do ndihen krenarë, sepse është një nga reformat më të thella që ka parë bota.

Jemi i vetmi vend në botë që e kemi në Kushtetutë Komisionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kemi një trup të huaj ndërkombëtare që veton gjyqtarët e prokurorët, dhe këtë e kemi bërë me vetëdije të plotë. Pra, Reforma në drejtësi është arma jonë më e fortë, patjetër që do të kishte sulme. Më vjen keq që në këtë rast i takon një zonje të nderuar dhe të suksesshme, sa i përket punës. Më vjen keq që përdoren këto terma, që s’duhet të jenë fare terma të politikanit”, u shpreh deputeti i PS./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH