Globi

Burri trafikonte 12-vjeçaren, duke gënjyer për moshën, mbi 213 klientë të mundshëm gjenden në telefonin e tij

Shkruar nga Liberale
Burri trafikonte 12-vjeçaren, duke gënjyer për moshën, mbi

Tronditje dhe neveri shkaktojnë provat që kanë dalë në “dritë” për veprimet e 53-vjeçarit që për 4 muaj dhunoi dhe prostituoi vajzën 12-vjeçare nga Colonos.

Nga hetimi i Policisë për celularin e 53-vjeçarit, rezulton se të paktën 213 persona kanë qenë “klientë” të mundshëm të tij.

Shumicës, autori i dyshuar ua ka paraqitur viktimën si një 16-vjeçare. Megjithatë, 12-vjeçarja në dëshminë e saj përshkruan se disa persona e kishin kuptuar moshën e saj reale dhe e kishin lënë të largohej.

Disa, në fakt, i kishin thënë që të largohej sepse ishte shumë e re dhe të bënte kujdes. Vetë ajo tregon e të paktën 10 persona e kishin përdhunuar.

Në të njëjtën kohë vërshon zemërimi i nënës së 12-vjeçares. “Do ta vras. Nëse ndodh diçka dhe ky njeri lirohet, se ka njerëz që ta mbulojnë, do ta varros vetë”, tha nëna e viktimës për Alpha, duke sqaruar se gjithçka që kërkon është dënim shembullor për 53-vjeçarin.

Për gjendjen psikologjike të së bijës, ajo thotë se ende është e frikësuar pa e kuptuar dot përmasat e tmerrit që ka përjetuar.

Abuzimi i vajzës u zbulua kur ajo ishte me pushime në Lefkada. Aty një i afërm i familjes ka gjetur mesazhe tronditëse në celularin e vogëlushes dhe ka njoftuar për to nënën e saj.

Menjëherë nëna ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncim. Pas një vëzhgimi nga afër, 53-vjeçari u arrestua dhe iu gjetën armë dhe pamje të pornografisë për fëmijë.

“Sapo e kuptuan, morën fëmijën, shkuan në polici dhe bënë denoncimin. Mendoj se është bërë një punë shumë e mirë nga Policia. E kanë lidhur shumë mirë çështjen, kanë rreth një muaj që merren me të dhe ndoshta kjo ka qenë arsyeja që autori ka heshtur dhe ka menduar se nuk do të zbulohet”, tha avokatja e familjes, Aspasia Tarahopoulou.

Nga prilli i kaluar deri në gusht, fëmija thuhet se ka jetuar një tmerr absolut. 53-vjeçari e kërcënoi me armë dhe më pas e përdhunoi brenda biznesit të tij në Colonos.

Kur viktima nuk i kënaqte orekset e tij të sëmura, ai ua shiste burrave të tjerë për një tarifë. Takimet janë bërë pranë stacionit të Metrosë në Sepolia dhe “klientët” e 53-vjeçarit kanë dhunuar 12-vjeçaren ose në dhomat e hotelit ose në makinat e tyre.

Deri më tani ai nuk i ka rrëfyer veprimet e tij dhe fajëson 12-vjeçarin që siç pretendon, i ka dërguar videot dhe fotot rozë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH