Aktualitet

“Burri tentoi të më digjte me benzinë, më jepte dhe kokrra miu”

Shkruar nga Liberale
“Burri tentoi të më digjte me benzinë, më jepte dhe

Familja nuk i është gjendur pranë duke i thënë se vetë e zgjodhi, por kishin edhe frikë prej tij, se ishte i dhunshëm. Pas 20 vitesh, ajo merr guximin dhe mposht frikën që të ndahet prej tij.

Mirela Milori: Në këto 20 vite ka ndonjë moment të bukur në jetën tënde?

50-vjeçarja: Kur u bëra nënë për herë të parë, kjo është më e bukura. Dhe lindja e djalit që është në jetë, gëzimi më i madh. Nga burri kam pasur shumë tortura. Mori të më digjte me benzinë, mori të më jepte kokrra miu…

Mirela Milori: Mori të të helmonte?

50-vjeçarja: Po dhe vjehrri më shpëtoi..

Mirela Milori: Ja tregoje njerëzve të tu, që po përpiqet të më marri jetën?

50-vjeçarja: Po, por nuk më ndihmonin se ishte i dhunshëm….

Mirela Milori: Më në fund ti vendose të divorcohesh, pse?

50-vjeçarja: E shoh të pamundur, kam vuajtur shumë, kam luftuar me mish dhe me shpirt të mbaj familjen gjallë por është e pamundur. Thashë stop deri këtu, nuk mundem më… Bëra divorcin në 2013, nga shoqata me probleme sociale dhe u ndava..

Mirela Milori: Si e priti ai divorcin?

50-vjeçarja: Shumë keq nuk e priste...Thoshte ti je gruaja ime nuk do ndahesh prej meje. /Burimi Tv Klan

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH