Aktualitet

Burri i zhdukur prej 4 ditësh, gruaja: Të kthehet për fëmijën që pret

Shkruar nga Liberale
Burri i zhdukur prej 4 ditësh, gruaja: Të kthehet për

Martin Seleni, 34-vjeçari nga Vlora, u zhduk pasditen e 4 majit, ndërsa kolegëve të punës u tha se do të tërhiqte para në bankë. Bashkëshortja e tij, në një lidhje telefonike në emisionin 'Pa gjurmë', tha se nuk di të thotë arsyet pse Martini është larguar, pasi së bashku kishin marrëdhënie shumë të mira.

Bashkëshortja e cila është shtatzënë, thotë se pas pushimit të drekës në punë, ai është kthyer në shtëpi dhe më pas është larguar përsëri rreth ores 10: 55. Ajo që bashkëshortja vuri re atë ditë ishte heshtja e tij, ndërsa thotë se 14 vite më parë Martini ka qënë përdorues i lëndëve narkotike.

'Në shtëpi mungonte karta e bankës dhe nuk më kishte thënë se do të tërhiqte para, se ne i bëjmë bashkë gjërat. Më tepër se 200 mijë lekë nuk ka pasur, se ishte paga mujore. Kjo është hera e parë që ai është larguar. Kemi kontaktuar me të gjithë, nuk e dimë ku ndodhet. Personi i fundit që e ka takuar ka qenë një punëtor që ka bërë rrugën deri tek dalja e ndërmarrjes. Unë kuptova që ishte shumë i heshtur, nuk e dija çdo bluante në kokë. Dyshoj tek heshtja e tij. Ai shoqërohej gjithnjë me mua. Ai s'ka folur me askënd. Kolegët e punës thonë se ka qenë pak i çorientuar atë pasdite kur u zhduk. Kur është larguar nga shtëpia ka patur të veshur një xhup të kuq, të hollë, xhinse të zeza. Kam shkuar në bankë dhe paratë nuk i ka tërhequr. Nuk ka patur probleme shëndetësore dhe ishte tip i qeshur dhe i qetë. Më parë ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, para 14 viteve. Ne kemi një vit njohje dhe 5 muaj bashkëjetesë', tha bashkëshortja.

Në pritje të një fëmijë, ndërsa ende është në ankth për kthimin e Martinit, bashkëshortja bënë apel për këdo ka informacion për 34-vjeçarin. 'Të kthehet për fëmijën që pret. Kushdo që e ka parë të kthej babain tek fëmija i tij', përfundon rrëfimin e saj me këtë mesazh bashkëshortja e Martinit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH