Showbiz

Burri i Olta Gixharit kërcënon Zhaklin Lekatarin, reagon opinionistja e Big Brother: Ja si qëndron e vërteta!

Shkruar nga Liberale

Orët e fundit qarkulloi me shpejtësi një mesazh audio nga Zhaklin Lekatari e cila shprehej se ishte shantazhuar nga partneri i Oltës.

Opinionistja shprehej se për këtë kishte vendosur edhe në Sara Hoxhën në dijeni, teksa me vendosmëri thoshte se nuk do shitet.

“Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”– thotë Zhaklina në audio.

Pasi mesazhet bënë xhiron e rrjetit, ka ardhur reagimi i Zhaklinës. Përmes një video në Instagram ajo sqaroi se është shprehur gabimisht nga presioni.

Në reagimin e saj ajo thotë se partneri i Oltës i ka thënë të takohen, por nuk janë takuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH