Aktualitet

Burri dhunon ish-gruan në bashkëpunim me vëllain e vet

               Publikuar në : 11:52 - 26/09/21 liberale

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim dy vëllezër pasi ata kanë dhunuar ish-gruan e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”.

Burime zyrtare nga policia informuan se pasi kanë dhunuar shtetasin me inicialet O. S., dy vëllezërit kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.

Tags: , , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back