Burreli ka “flirtuar” me fitoren në Kategorinë e Parë, teksa u barazua nga Lushnja në “limit”. Skuadra burrelase arriti të kalonte në avantazh në minutën e 12-të, kur Kryemadhi do të ndëshkonte skuadrën vendase.
Lushnjarët do të mund të merrnin një pikë në shtëpinë e tyre falë Dacit, i cili mendoi në minutën e 90+14 te shtesës t’i hiqte nga duart 3 pikët kundërshtarëve.
Me këtë barazim, Lushnja ka arritur të grumbullojë 4 pikë në 3 ndeshje, ndërsa Burreli ka 2 pikë.